Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore po zhvillojnë një stërvitje në kushte ekstreme të motit dhe në praninë e dëborës në Voskopojë të Korçës. Kjo stërvitje po mbahet në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore, e cila po teston kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02.”
Pjesë e stërvitjes, veç operimit në kushte të vështira të motit dhe terrenit malor është testimi i kapaciteteve të dislokimit dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.
Pamje të stërvitjes 72 orëshe të Forcave Speciale janë ndarë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ku shfaqen efektivët të pajisur më veshje kamuflazh të dëborës, ski dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë stërvitjes në kushte ekstreme.
Me ben per te qare kur shikoj forca speciale qe ne vend te armatimeve ne krahe mbajne skite. Jemi ne shek XXI dhe akoma veprojme si ne luften e pare boterore ku shume shtete te asaj kohe jane me te zhvilluar se ne sot! Sot per ecje ne debore perdoren raketa bore (snowshoes) ose ski me lekura (skitouring) qe ti ecen me to mbi debore dhe ska nevoje ti mbash ne krahe si aksesor duke u zhytur ne bore. Gjynah se ne vuajme per mend dhe jo per buxhet
PërgjigjuArben vellai une nuk kam permendur slita ne shkrimin tim. Dhe e di qe nuk jemi ne gjendje lufte por stervitja eshte simulim i gjendjes se luftes prandaj behet. Mgjt me poshte po te dergoj te shikosh se per cfare e kam fjalen: https://youtu.be/5IB58gLpphs https://youtu.be/cc1p29_RrgM Shikim te kendshem ????
O vllai slita sherben değer per te zbritur per te goditur objektivin dhe mod harro ketu nuk po luftohet esht thjesht stervitje