Kryeministri Edi Rama është aktualisht në Britaninë e Madhe në kuadër të Samitit të 4 të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në Ëoodstock, Oxfordshire.
Rama ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar, ku ndër ta ka pasur takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni, me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky si edhe me mbretin Charles.
Në fotot e shpërndara, Rama me mbretin Charles duken të afërt dhe të buzëqeshur me njëri-tjetrin, megjithëse detajet e bisedave të tyre nuk janë bërë publike.
Lajmi kryesor:
Samiti i Londrës/ Rama takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Britanik, diskutim për emigracionin dhe çështjet e sigurisë
S.B/E.H/ReportTv.al