Në pikun e sezonit turistik, krahas kujdesit të veçantë për zonat bregdetare dhe bimësisë, skuadrat e KESH kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin, që është kthyer së fundmi në kartolinën turistike të Shqipërisë.
Puna ka nisur me mbledhjen e mbeturinave në zonë, ku janë grumbulluar qindra thasë me mbeturina nga pastruesit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet teksa shihet se si punonjësit kanë nisur punën, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat.
“Skuadrat e #KESH në punën për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin, që në kulm të sezonit veror janë kthyer në kartolina turistike të Shqipërisë.Faleminderit që bëheni bashkë për një mjedis më të pastër”, ka shkruar Rama.
Super lajm, shikoni pak edhe Liqenin e Shkodres me dragimin dhe kallamishtezimin.
Përgjigju