Në krye të protestave të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës është Aleksandër Petre, ish Kandidat për deputet i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi Jozefina Topalli.
Pas rikthimit të kësaj të fundit në PD bashkë me Berishën, duket se dhe Petre e ka ndjekur nga pas. Pas thirrjes së Berishës për protesta, në krye të fakulteteve janë ngritur pedagogët që janë dhe në strukturat e PD-së. Tek Artet në krye qëndron Ardian Isufi që është anëtar Këshillit të PD-së, tek Bujqësori vetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa tek Politekniku qëndron Bislim Ahmetaj që drejton Grupin e Dhjetorit në PD.
Personi i cili drejton grevën e pedagogëve tek Fakulteti i Mjekësisë është Erges Eskiu, një militant i Partisë Demokratike, ndërsa tek ekonomiku Ilirjana Kuçani, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Mirdaim Axhamit militant i PD. Ndërkaq, kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish-zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bashkim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998.
Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës. Kovaci njihet si një mbështetës i zjarrtë i Berishës, por nëse shikon CV e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës shikon se ai ka vënë në CV vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.
O Julian po ça dinjiteti kam kta kunguj PROFESOR QË nxjerin super kunguj. Kta sherin Provider me lek apo ska gjë nga që kam dinjitet i sherin. Hol o Julian futi ndonjë tas llall o Juljani pall.
PërgjigjuJeni bere zedhenes te Rames si gazeta RD e Saliut. Po clidhje ka Aleksandri me politiken , te shkretit ju luten te kandidonte se skishin njerez po ai eshte petagog i nderuar qe do pak me shume dinjitet
Përgjigju