Greqia është një nga vendet e Mesdheut që u përvëlua nga zjarret e fuqishme të ditëve të fundit për shkak të temperaturave tepër të larta.
Achaea është një qendër rajonale në Greqinë Perëndimore që vuajti pasojat e zjarreve.
Fotot nga ky rajon kanë bërë xhiron e botës. Banorët kanë shpëtuar kafshët e tyre, bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret.
48 orët e fundit kanë qenë një makth për Greqinë.
Në Achaea kishte vatra të shumta zjarresh të shpërndara nëpër territor.
Aktualisht situata aty është nën kontroll tashmë dhe zjarri ndodhet sipër në mal, duke mos rrezikuar më zonat e banuara.
Komente
