Fredi Beleri dhe Sali Berisha duke drekuar

Politikë

FOTOLAJM/ Pasi e lavdëroi në mitingun e Himarës, aleatët Berisha dhe Beleri drekojnë së bashku! 'Përjashton' shtabin shqiptar të PD në Vlorë

25 Prill, 16:20| Përditesimi: 25 Prill, 17:25

  • Share

Ky është një moment relaksi mes dy aleatëve politikë, miqësi politike e krijuar vitet e fundit në Shqipëri. Sali Berisha, kryetari i PD-së, shfaqet duke drekuar në një ambient miqësor me Fredi Belerin, tashmë eurodeputet grek.

Një aleancë që po shfaqet edhe gjatë mitingjeve elektorale për 11 majin, në qarkun e Vlorës, edhe pse Beleri tani është një i zgjedhur i vendit fqinj, por që po bën fushatë në krah të Berishës dhe ADSHM-së. Sali Berisha ka zgjedhur vetëm Belerin dhe stafin e tij grek, për të drekuar 'larg syve' të shtabit shqiptar të PD në Vlorë. 

Ish-kryebashkiaku i Himarës, i dënuar 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, të cilat i vuajti pas arrestimit më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në Himarë, ku edhe u zgjodh kryebashkiak nga qelia, shihet i vendosur përballë Berishës në tavolinë. Ata kanë qenë të shoqëruar edhe nga stafet e tyre, miq të afërt.

Dreka vjen pas mitingut të djeshëm të Himarës, ku Berisha lëvdëroi Belerin dhe e mori në mbrojtje për arrestimin dhe burgosjen që u bë. Berisha ka bërë aleancë në këto zgjedhje edhe me PBDNJ-në, teksa kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule, kandidon për deputet në qarkun e Vlorës.

Edhe në mitingun e Sarandës, teksa e kërkonte i hutuar me sy dhe zë Belerin, Berisha e ngriti në piedestal ish-kryebashkiakun, duke konfirmuar edhe një herë aleancën e fortë që ka me të, edhe pse Beleri ka qenë i akuzuar dhe proceduar për thirrje antishqiptarë dhe për masakrën e Peshkëpisë më 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë në repart.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 25/04/2025 20:43

    Tradhtari i kombit viçidoli, po si ske turp, spak ta hetojë edhe për tradhti ndaj atdheut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?