Prej disa ditësh në ishullin e Sazanit në Vlorë është bërë shpërthimi i predhave që kishin mbetur ende të paplasura nga regjimi komunist. Efektivët e EOD-s së Komandes Mbështetëse kryen operacionin e mjeteve luftarake, për të eliminuar shpërthime të pakontrolluara që mund të ndodhnin aksidentalisht. Me ditën e sotme është përfunduar edhe ky operacion.
Komento