Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja u paraqit këtë të premte në GJKKO, ku pritej që SPAK të shpallte pretencën për të, por që është vendosur shtyrja e dhënies së pretencës për në datë 12 shtator, për shkak të mungesës së prokurores për arsye shëndetësore.
Teksa ajo po hynte në ambientet e GJKKO-së i ka ndodhur një inicident, ku taka e këpucës së saj i ka ngecur në trotuar. Pas kësaj, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka riveshur sërish këpucën, dhe ka vijuar të hyjë në ambientet e gjykatës bashkë me avokatët.
3 ditë më parë, u zhvillua seanca paraprake, ku GJKKO pranoi kërkesën e Çiftes për gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës ishte caktuar pikërisht ditën e sotme, ku do të mbahej seanca përfundimtare e diskutimeve. SPAK kërkon gjykimin e saj për dy akuza, ndërsa Çiftja kërkon pushimin e çështjes për mungesë të veprës penale.
Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.
Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
Po cfare i jepni rendesi ketij lloj hibridi aman! E dine te gjithe ne KPK dhe me gjere se cfare perfaqeson. Pervoja me e madhe ne CV specialiste hidocentralesh. Donte me u be kryetare po i prishi pune kjo ceshtja e hetimeve.
Përgjigju