Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela i është kthyer jetës politike, ndërsa sot ishte i pranishëm në seancën plenare.
Çela mbeti i plagosur nga shpërthimi në magazinën e tij më 1 mars 2024 në Lushnjë. Për shkak të problemeve me dëgjimin, siç shihet edhe në këtë foto Bujar Çela i ndjek diskutimet në seancën plenare me kufje.
Nga shpërthimi i 1 marsit 2024, humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua dhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje
Komento