Prej disa ditësh ka mbizotëruar moti i keq duke shkaktuar jo pak probleme në disa qytete të vendit tonë.
Ditën e sotme duket se reshjet e shiut kanë përfunduar dhe dielli ka filluar të dalë sërish. Në pamjet e sjella nga Report TV vihet re një kapriço e motit, ku qielli është i ndarë në dy pjesë.
Në njërën anë mbizotëron dielli, ndërsa në anën tjetër qielli është i mbuluar nga retë. Kjo ndarje e qiellit është reflektuar edhe në tokë, pasi në njërën anë toka është mbuluar nga hija e reve, ndërsa në anën tjetër bien lehtësisht rrezet e diellit. Fotoja është shkrepur në plazhin e Borshit në Sarandë.
Komento