Foto nga konvikti

FOTOLAJM/ Qëndresa qytetare denoncon gjendjen e konvikteve te Qyteti Studenti: Kaluan vitet, por jo mjerimi

8 Dhjetor 2022, 18:06| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 18:32

  • Share

Qëndresa qytetare ka denoncuar gjendjen e godinave të konvikteve në Qytetin Studenti në Tiranë. Teksa urojnë Ditën e Rinisë, kanë shpërndarë disa fotografi dhe tregojnë se kushtet ku qëndrojnë studentët ende janë në gjendje të mjerueshme.

“32 vjet nga 8 Dhjetori i 1990 në Qytetin Studenti! Gjendja e godinave sot tregon se ndryshoi sistemi por jo gjendja e popullit, ndryshuan personat por jo mendësia, kaluan vitet por jo mjerimi! Foto të shkrepura sot, 8 Dhjetor 2022. Gëzuar!” – shkruan Qëndresa qytetare.

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • denis: 08/12/2022 18:29

    Vit per vit konviktet riparohen por nuk dine ti mirembajne vet ata qe banojne aty, persosmeri nuk ka por kerkojne qiqra ne hell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?