Ylberi në Durrës

Sociale

FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit

27 Mars, 17:02| Përditesimi: 27 Mars, 17:46

  • Share

Durrës-Një pamje e mrekullueshme vjen nga qyteti i Durrësit ditën e sotme, ku është shfaqur në qiell një ylber shumëngjyrësh.

Në pamjet e ndara në rrjetet sociale nga Autoriteti Portual Durrës, shihet se qielli është mbuluar nga ngjyrat e ylberit pas reshjeve të shiut, duke dhuruar një pamje spektakolare.  

Ylberi është një fenomen natyror që ndodh kur rrezet e diellit shpërndahen dhe reflektohen brenda pikave të ujit në atmosferë, duke krijuar një hark shumëngjyrësh në qiell. Ai shfaqet zakonisht pas shiut, kur dielli ndriçon nga një kënd i caktuar.

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?