Bllokimi i punës në Aeroportin e Rinasit pasi kontrollorët AlbControl për trafikun ajror lanë punën ka krijuar një situatë të rëndë për fluturimet në vend.
Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme, qielli shqiptar është bosh.
Madje një avion i linjës Prishtinë-Gjenevë është detyruar të marrë rrugën e gjatë përmes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për të vijuar rrugën pastaj për në territorin italian deri në Zvicër.
Çdo avion që kalon në hapësirën ajrore shqiptare paguan rreth 70 dollarë për një kalim.