Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgow, Skoci, pjesë e së cilës ishte edhe aktorin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, i cili është njëherësh edhe një ambasador i mbrojtjes së natyrës. Rama është takuar me DiCaprio duke e postuar në Instagram krahas së cilës shkruan "Kur je komshi me Leonardo DiCaprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës".
Aktori Di Caprio është mbrojtës i natyrës dhe postimet e tij për mbrojtjen e Vjosës kanë qenë të shumta. Po ashtu edhe qeveria Rama, para 1 viti është shprehur se nuk do të lejojë shkatërrimin e Vjosës.
“Qeveria jonë e ka shpallur park kombëtar Vjosën e sipërme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me parkun. Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, ka thënë Rama.
Kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë. Aktori i njohur Leonardi di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e 'egër' në Evropë. Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme. Por, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Goulding është shprehur se këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.
Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.
Lajmi kryesor:
Rama në konferencën e OKB për klimën: Jemi në krizë energjetike, mbani premtimet për financim! Jo të na fusni në borxhe por me grante! FOTOALBUM nga takimi me Trudeau tek Bennett i Izraelit
//ReportTv.al