Kryeministri Edi Rama ulur përkrah Kryeministrit rus, Dimitry Medvedev

Politikë
Top 24

Foto-Lajm/ Rama në ceremoninë e Erdogan, krah më krah me kryeministrin rus Dimitri Medvedev

9 Korrik 2018, 21:00| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 23:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e betimit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit turk. Rama është ulur përkrah liderëve të vendeve të tjera, ku në një foto gjatë ceremonisë Rama është ulur përkrah kryeministrit rus, Dimitri Medvedev.

Report Tv u interesua pranë delegacionit që shoqëroi Kryeministrin shqiptar nëse ka patur një takim mes tyre. Burime nga delegacioni bëjnë me dije se Rama nuk është takuar me Medvedev, por vetëm janë ulur krah njëri-tjetrit, sepse kështu ishte përcaktuar nga protokolli turk.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan, u betua sot në një ceremoni madhështore. Pas 15 vitesh në pushtet, Erdogan u rivotua në krye të shtetit, ndërkohë që me nisjen e mandatit të tij të radhës, hyjnë në fuqi edhe ndryshimet kushtetuese që e kthejnë Erdogan në një President Ekzekutiv.

Komento

Komente

  • Alex: 09/07/2018 22:38

    Komunistat nuk i sheh tu afrohen shteteve perendimore se nuk mund te vjedhin jane bere te gjithe te korruptuarit bashke....

    Përgjigju
  • Babalja: 09/07/2018 21:49

    Bobo kush i degjon keta te degjenerumit e shqupit tani.

    Përgjigju
    • Habili: 09/07/2018 22:22

      Nje hale jane si shqupi si tepsia

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?