Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta nisë mëngjesin e sotëm me ish-presidenti Alfred Moisiu, ndërsa ka publikuar edhe një foto teksa shihet në praninë e tij.
Sipas kreut të qeverisë, ish-presidenti është një burim i pashtershëm urtësie.
‘Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie’- shkruan kryeministri Edi Rama.
Takimi mes tyre është mbajtur teksa ishin të pranishëm në konferencën që po mbahet në kuadër të 50-vjetorit të Themelimit të Akademisë së Shkencave.
Komento