Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga takimi në selinë e Bashkimit Evropian në New York.
Në një foto të publikuar në platformën Facebook, shihet se kreu i qeverisë ka takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrell dhe presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
“Selia e BE, New York - Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama krah fotos.
Edhe Komisioni Europian publikoi lajmin e takimit në faqen e tij zyrtare, duke vënë në dukje se “kjo mbledhje vjetore pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor, shtetet anëtare të ardhshme të unionit”.
Vetë Borrell në fjalën e tij para liderëve ballkanas u shpreh se “Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës” dhe se “anëtarësimi është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri, si dhe dialogu mes palëve”.
“Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, u shpreh ai.
Takimi i shërbeu shkëmbimit të pikëpamjeve për çështje me interes të përbashkët dhe stabilitetit rajonal dhe global, ku temë ishte edhe situata në Ukrainë.