Kryeministri Edi Rama thotë se vota për të dhe PS është një votë për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian.
Kreu i qeverisë ka ndarë një foto, ku shihet Statuja e Lirisë në New York, Kulla Eiffel në Paris, Big Beni në Londër, Kulla e Pizës në Itali, si dhe statuja e Skënderbeut në Tiranë, ndërsa bën thirrje për të votuar numrin 5 më 11 Maj për Shqipërinë Evropiane.
"VOTO 5
Bashkoje votën tënde me mua e me PS, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartësh, në sofrën e madhe të qytetërimit europian", shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Rama
Komento
Komente

asnje vote pwr partite e vjetra,,,votat per qorrin...
Përgjigju