Përherë të parë Sali Berisha ishte sot në SPAK për tu marrë në pyetje.
Hyrja e Sali Berishës në ambientet e SPAK, dhuroi dhe disa skena tragjikomike.
E shoqëruan mbështetësit e tij të paktë, Flamur Noka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Ivi Kaso, Enno Bozdo. Me ta ishin dhe disa mbështetës që thërrisnin emrin e tij
Skena tragjikomike lidhet me faktin që Berisha thjesht do të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për aferën e korrupsionit pasiv të ish kompleksit Partizani ndërkohë dukej sikur po I jepnin kurajo. Edhe ata janë të vetëdijshëm se herët a vonë do e kalojnë edhe pragun e Prokurorisë së Posaçme për të llënë llogari.
Berisha përpiqet të mbajë posturën e buzëqeshur në kamera, ndërsa hyn brenda fytyra i merr tërësisht çehre tjetër. Eshtë i vetëdijshëm se me të gjitha manovrat që mund të kryejë nuk mund ti shmanget dot përballjes me ligjin.