Bota

FOTOLAJM/ ‘Selia apostolike e lirë’, Vatikani ndryshon faqen zyrtare

21 Prill, 16:57| Përditesimi: 21 Prill, 17:08

  • Share

Vatikani zyrtarizoi vdekjen e papës edhe ne faqen zyrtare të selisë së shenjtë. Sipas procedurave të përcaktuara nga protokollet e selisë së shenjtë, ekzaminimet e zyrtarëve të Vatikanit konsiderohen të kryera.  . Ky është një proces që udhëhiqet nga Kardinali “Kamerleng” që ka fuqitë ekzekutive të shtetit të Vatikanit dhe shefi i ceremonive liturgjike.

Përfundimi i saj nënkupton se selia e shenjtë tashmë ka vërtetuar se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë së bashku me shkaqet shkencore të vdekjes. Procesi verifikues përfundon me shpalljen e vakancës dhe se tashmë kisha katolike drejtohet nga kolegji i kardinalëve.

Në faqen zyrtare të selisë së shenjtë tashmë foto e Papa Françeskut është listuar poshtë, ngjitur me ato të Papëve të mëparshëm katolikë. Gjithashtu në faqen zyrtare Vatikani shkruan në latinisht: “Apostolica Sedes Vacans”, që do të thotë se Selia Apostolike është e lirë pa një Papë.   

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?