Sport

FOTO+VIDEO/ Shfaqja mbaroi pas 13 vitesh dhe 28 trofesh, Luka Modric largohet me lot nga Real Madridi

10 Korrik, 10:55| Përditesimi: 10 Korrik, 11:08

  • Share

Do donte ta kishte mbyllur me fitore, pse jo edhe me trofe; por Luka Modric do largohet pas 13 vitesh nga Real Madridi me humbjen 4-0 nga PSG-ja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Kroati, i cili në shtator do mbushë 40 vjeç, do kalojë te Milani si lojtar i lirë. Pas 13 vitesh në "Bernabeu", 597 ndeshjesh dhe 28 trofesh, Modric largohet me kokën lart edhe pse shfaqja e fundit nuk ishte e duhura.

Pas fërshëllimës së trefishtë të Marciniak, Modric nuk i fshehu emocionet, me lotët që u kapën nga kamerat. Madridi do jetë gjithmonë shtëpia e tij, aty ku respekti nga tifozët është shumë i madh.

Me fanellën e Real Madridit, kroati fitoi gjashtë Liga Kampionësh, katër tituj të La Ligas, dy Kupa të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, pesë Superkupa të Evropës, pesë Kupa të Botës për Klube dhe një Kupë Ndërkontinentale.

Në total, ai bëri 597 paraqitje për Real Madridin, duke shënuar 43 gola dhe duke dhënë 95 asistime.

Interesant është fakti se ai është lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje për Real Madridin, si edhe lojtari më i vjetër që ka shënuar një gol dhe lojtari më i vjetër që ka asistuar për klubin madrilen.

Mos harrojmë se në 2018, Modric me fanellën e Real Madrid fitoi edhe 'Topin e Artë'.

Fotografia e fundit e Luka Modric si lojtar i Real Madridit. Pas 13 vitesh, 597 ndeshjesh dhe 28 trofesh, shfaqja mbaroi.

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?