Pamjet magjike të Kozmos-it

FOTOLAJM/ ‘Shtyllat e Krijimit’, dalin pamjet më të bukura në Kozmos! Re të dendura me gaz e pluhur 6500 vite dritë nga Toka

19 Tetor 2022, 22:37| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 22:38

  • Share

Cilësohet si një nga pamjet më të bukura në kozmos dhe tani super teleskopi i ri hapësinor James Webb e ka vizituar sërish.

Të ashtuquajturat "Shtyllat e Krijimit" janë re të ftohta dhe të dendura me gaz hidrogjeni dhe pluhur në plejadën Serpens, rreth 6500 vite dritë larg nga Toka.

Shtyllat qëndrojnë në zemër të asaj që astronomët i referohen si Mjegullnaja e Shqiponjës. Ky është një rajon aktiv i formimit të yjeve.

Webb, me detektorët e tij infra të kuqe, është në gjendje të shohë pjesën më të madhe të efekteve të shpërndarjes së dritës të pluhurit të shtyllave për të ekzaminuar aktivitetin e diellit të porsalindur.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?