FOTOLAJM/ Situatë inkurajuese nga COVID3, Najada Çomo publikon foton e stafit

23 Dhjetor 2020, 19:59| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 22:20

  • Share

Drejtoresha e Spitalit Infektiv, apo COVID1, Najada Çomo ka publikuar një foto nga COVID3, ose ish Kirurgjia me stafin e mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për të shtruarit atje. Ata shfaqen të qeshur dhe mjaft inkurajues se situata po përballohet mirë duke dhënë të gjithë një "ok" më duar e tyre dhe sytë e qeshur që kanë mbetur jashtë maskave mbrojtëse.

"Një përshëndetje nga stafi i Spitalit Covid -3, me dr Afrimin,dr Sadikun, mjekët më të rinj dhe padyshim infermierët e shkëlqyer", shkruan Çomo.

Prej 10 muajsh vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa bluzat e bardha janë ata që janë në vijën e parë të frontit të luftës, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjarët e tyre, për të shpëtuar pacientët e prekur nga ky virus i rrezikshëm.Edhe pse shpesh të sulmuar nga opozita, ata kanë ditur që të qëndrojnë në krye të kësaj situatë të vështirë dhe të bëjnë maksimumin e tyre duke mbrojtur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë nuk e fituan betejën me koronavirusin, ndërsa raportoi 503 raste të reja. Autoritete shëndetësore apelojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Komento

Komente

  • redi: 23/12/2020 20:51

    Ju jeni nderi kombit . Ju shpetoni jete njerezish meritoni dekorsten me te latre te Republikes si dhe keni bekimin e mbare shqiptareve per sakrificat tuaja te jashtzakonshme me ne krye doktoresh Najaden.Bravo zoti ju bekofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?