Kabineti i qeverisë Rama (pa Arben Ahmetajn)

FOTOLAJM/ Sot 8 mars, Shqipëria në vendin e parë nga 190 vende në botë për numrin më të lartë të grave në qeveri

8 Mars 2023, 22:24| Përditesimi: 8 Mars 2023, 22:27

  • Share

TIRANË- Sot është 8 marsi e padyshim kryefjalë e kësaj dite sot është gruaja dhe roli i saj në shoqëri. Në një kohë kur në shoqërinë shqiptare në disa hallka të saj, gruaja vijon të jetë më “e dobët” krahasuar me botën mashkullore, për fat mirë nuk është ky raport sa i përket përfaqësimit në kabinetin qeveritar.

Në një raport të publikuar nga Unioni Parlamentar në Kosovë, Shqipëria ka rezultuar e para nga 190 vende të botës për numrin më të lartë të grave në qeveri, me 66.7%.

Ajo ka një diferencë të madhe krahasuar me vendet e tjera të rajoni, ku Serbia qëndron në vendin 39 e ndërsa Kosova në pozicionin e 42-të sa i përket ministreve. Ndërsa ndalur te numri i deputetëve, Maqedonia e Veriut është në vend të parë dhe më pas vjen Shqipëria.

Këto të dhëna janë përditësuar në janar 2023.

Përfaqësimi i grave të Ballkanit Perëndimor në jetën politike

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gpo: 09/03/2023 07:37

    Jemi dhe ndër vendet e para në Europë që i vrasim gratë. Ato që s'na duhen sidomos, se këto që përshtaten me qymezin e kryegjelit tonë, i kemi xhan. Vezë nuk bëjnë, ama në rresht për një rrinë.

    Përgjigju
  • Marta: 09/03/2023 04:27

    Te kesh gra me shumice ministre mbase mund te quhet arritje nese ato jane te kalibrit psh Arta Dade. Pra me kontribut, integritet dhe kompetence. Ndersa keto hajnijet qe emeron sipas qefit kryepyka Rama jane turp per kedo grua.

    Përgjigju
  • Ups: 08/03/2023 22:56

    Normal qe do jemi te paret kemi kryeministrin qelfli. Ka alergji nga burrat ne kabinet.. do vec gra ky. …..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?