Studentët hollandezë duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit me biçikleta, shoqëruar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj 

Tirana

Foto-Lajm/Studentët hollandezë surprizohen nga Veliaj, kryebashkiaku u bën guidën e qytetit

15 Maj 2018, 17:51| Përditesimi: 15 Maj 2018, 18:09

  • Share

Kjo e martë nuk ishte një ditë e zakonshme për kryebashkiakun Veliaj. Teksa mbërriti në Bashkinë e Tiranës me biçikletën e tij, kryetari Veliaj u takua me dhjetëra studentë hollandezë, të cilët kanë ardhur të vizitojnë Tiranën këto ditë, dhe që kishin zgjedhur të shëtisnin në rrugët e kryeqytetit dhe në sheshin “Skënderbej” me dyrrotak.

Ata patën mundësi që të bashkëbisedojnë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rreth ndryshimeve që ka pësuar këto tre vite kryeqyteti dhe ëndrrës për krijimin e alternativave të reja të transportit të cilat janë miqësore me ambientin.

Bashkia e Tiranës ka treguar gatishmëri për të lehtësuar lëvizjen me biçikleta, duke ndërtuar  korsi të dedikuara të pajisura dhe me panele mbrojtëse duke rritur sigurinë e udhëtimit të çiklistëve.

Ndërkohë, Bashkia ka planifikuar edhe ardhjen në Tiranë të 4 mijë biçikletave të cilat jo vetëm do të krijojnë lehtësi për transportin e qytetarëve, por njëkohësisht do të ndikojë ndjeshëm edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

( Studentët hollandezë duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit me biçikleta duke i shoqëruar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?