Fatmir Mediu, Chris LaCivita, Sali Berisha dhe Paul Manafort

Politikë

FOTOLAJM/ Berisha në fushatë me Paul Manafort, i dënuari në SHBA për disa krime dhe lidhjet e errëta me Rusinë! Krah tyre edhe Chris LaCivita

8 Maj, 18:54| Përditesimi: 8 Maj, 19:35

  • Share

Sali Berisha u shfaq në fushatë me amerikanin e ‘fshehur’ Paul Manafort. I ulur krah tij dhe këshilltarit amerikan Chris LaCivita, Berisha u shfaq në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër. Prania e Manafort është mbajtur në hije, ndryshe nga pompoziteti që i është dhënë Chris LaCivita.

Të dy amerikanët u panë për herë të parë të hynin së bashku në selinë e Partisë Demokratike, paraditen e 10 shkurtit. Po atë ditë Berisha prezantoi me pompozitet LaCivita-n, si strategun e fushatës së tij.

Por kush është Paul Manafort dhe pse është kaq i njohur, për faqet e mediave më të mëdha botërore?!

Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale.

Pasi drejtoi fushatën e Donald Trump në vitin 2016 Manafort pasi u shpall fajtor për disa krime financiare në vitin 2018. Ai kaloi rreth 2 vite në burg, pas dënimit me 7 vite e gjysmë për mashtrime bankare dhe taksash, lobim të huaj të paligjshëm dhe komplote për intimidim të dëshmitarëve. Manafort u detyrua të paguajë 24.8 million dollarë gjobë, ndërsa u lirua në vitin 2020  për shkak të pandemisë Covid-19, duke kaluar pjesën e mbetur të dënimit në izolim në shtëpi,  përpara së më pas të merrte faljen presidenciale nga Trump. Më vonë u zbulua gjithashtu se Manafort u kishte kryer mashtrim financiar në vitin 2019.

Këto dënime u morën nga këshilltari special Robert Mueller teksa hetonte bashkëpunimin e dyshuar të Manafort me qeverinë ruse në vitin 2016. Manafort kishte pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë në këtë rast në shtator 2018, duke pranuar pastrimin e parave, mashtrimin e taksave dhe lobimin e huaj të paligjshëm të lidhur me politikanët ukrainas pro rusë. Ai gjithashtu pranoi se kishte gënjyer hetuesit dhe nën betim para një jurie të madhe për kontaktin e tij me një bashkëpunëtor rus gjatë fushatës së vitit 2016, duke thyer marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Sipas Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA dhe komunitetit amerikan të zbulimit, Manafort kishte lidhje me shërbimet sekrete ruse, ndërsa në Ukrainë ai dhe grupi i tij ndihmuan politikanët pro rusë.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 08/05/2025 22:03

    Qenkan mbledh kriminelet edhe te botes krah per krah me Saliun. Qesharaka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?