Dritat e rrugës të ndezura edhe gjatë ditës

FOTOLAJM/ U harrua kriza energjetike? Llambat në rrugët e Tiranës të ndezura edhe gjatë ditës

13 Mars 2023, 17:45| Përditesimi: 13 Mars 2023, 17:50

  • Share

TIRANË- Deri më 30 qershor të vitit 2023 vendi është në gjendje emergjence sa i përket krizës energjetike dhe për të përballuar pasojat, qeveria shpalli një plan kursimi.

Në këtë plan thuhej me detaje se me sa gradë do duhet të laheshin rrobat në lavatriçe apo rregulla të tjera, mirëpo duket se kriza tashmë është harruar nga vetë autoritetet.

Ndonëse ora shënon 17:30 dhe është akoma ditë, në rrugët e Tiranës shihen se si llambat janë të ndezura, edhe pse nuk është aspak e nevojshme. Report Tv sjell foto të shkrepura në zonën e Astirit në kryeqytet, ku mund të shihet fare qartë se çdo dritë është e ndezur, duke neglizhuar planin e kursimit që qëndron ende në fuqi.  

Dritat e ndezura

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?