Pallati i shkrimtarit Dritëro Agollit

Fotolajm/ Veliaj kujton 89-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e poetit të madh bëhet muze

13 Tetor 2020, 12:41| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 12:43

  • Share

Sot është 89-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe poetit të madh, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta në vitin 2017, por kryebashkiaku Erion Veliaj e ka përkujtuar atë me një status dhe një lajm të bukur për të gjithë adhuruesit e veprës së tij të çmuar.

Shtëpia e Agollit, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e shkrimtarit tjetër të madh, Ismail Kadare, në Rrugën e Dibrës, do të shndërrohet në muze, njësoj siç u veprua pak kohë më parë me shtëpinë e Kadaresë.

“T’i ngremë gotat gjer në fund,

Të dalë e ku të dalë!

Nga vreshta rrushi vjen në but,

Nga kupa-shpirti valë.”

“Të ngrohta si kujtimet e bukura janë vargjet e Dritëroit të madh! Këtë javë, në 89-vjetorin e lindjes së tij, Bashkia e Tiranës, me dëshirën e fëmijëve, do të kalojë në pronësi të saj shtëpinë e poetit dhe shkrimtarit, në Rrugën e Dibrës, për ta shndërruar në një muze, që mund të vizitohet nga të gjithë dashamirësit e veprave të tij”, shkruan Veliaj.

Përpos kësaj, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar pallatin e famshëm ku kanë jetuar dy nga kolosët e letrave shqipe, i cili është projektuar nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972.Në njërën nga faqet e pallatit është vendosur edhe një murale, që personifikon Agollin, Kadarenë dhe Velon.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci DUKA: 13/10/2020 16:20

    O Zoti kryetar I bashkise, merru me linjat e autobuzeve se janë skandal. Një autobuz në orë pas orës 19.00

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?