Tabela me emrin e Klodian Rashës

FOTOLAJM/ Veliaj mban premtimin, rruga pranë shtëpisë së Klodjan Rashës merr emrin e 25-vjeçarit

6 Janar 2021, 16:29| Përditesimi: 6 Janar 2021, 16:33

  • Share

Ashtu siç propozoi kryebashkiaku Erion Veliaj, rruga pranë shtëpisë ku humbi jetën Klodian Rasha në Tiranë, mori zyrtarisht emrin e 25-vjeçarit.

Në vizitën e ngushëllimit në shtëpinë Rasha, babai i Klodianit, Qazimi, i kërkoi Veliajt që rruga e shtëpisë të mbante emrin e të birit. Pak ditë më pas, premtimi për babain e Klodianit u mbajt nga Veliaj.

Mësohet se para pak ditësh, në fund të dhjetorit, Veliaj e ka vizituar sërish shtëpinë e Klodianit, ku i ka dorëzuar në mënyrë simbolike një kopje të tabelës me emrin e rrugës babait, Qazimit. Ky i fundit ka shprehur edhe dëshirën për të mbjellë një pemë bliri në kujtim të djalit të tij.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xha Temja!: 07/01/2021 06:47

    Turp qe ndodhin tilla ndodhi ne kryeqytetin tone! Kryetari i bashkise Erjon Velia ju u thote qytetareve Tiranes qe mbajta premtimin i dhash emrin e rruges te ndjerit Rasha qe u vra ne shkelje te ligjit te nxjerr nga qeverija e Erjon Velijes.Erjon Velija duke mos qen kurr njeri me vizjon politik dhe duke mos njohur rregullin elementar te ligjit mbi simbolet dhe meritat e vecanta jep emra rruges pa asnje motivacjon,sikur tiranen e ka pronen e tije dhe munde te beje gjithcka.Aji shperderon paster detyren vetem per kreto te tilla politike.Te flasi njehere drejtesija dhe jo Erjon Velija,tille politikan pa vizjon dhe bindje politike e kane ber shtetin lesh e lije,vetem me qendru e vjedh kete vend. Pse nuk flet opozita per kete veprim te kunderligjeshem te lali Ere katunit? Kjo dote thote se edhe opozita eshte ne linje me Lal Erin.Ketu nuk shikohen interesat e popullit dhe zbatimi i ligjit por shkopi i maliqit.Shqiptaret nuk kan besim as te pozita dhe as tek opozita qe i ben fresk teskeqes.Shqiperija kanevoje per alternativa te reja dhe jo poletikan kacaflaq qe per ineresat e tyre nuk lejne gje pabere,duke i dale karshillik ligjit.

    Përgjigju
  • Laci: 07/01/2021 06:19

    Polic hajvan,,,mer8ton denimim me te madh,,futi ne dhe nje djale ,,dhe te mos harrojne policet se per cdo njeri edhe shoqeria ne teresi ka investuar...kjo eshte si puna e nje peme qe ti e rrit per te dhene fruta dhe e pret pemen 3-4 muaj para se ajo te nxjerre frutat...

    Përgjigju
  • Iris: 07/01/2021 00:54

    Jam dakort me komentin e /TIRONA/,emri I tij do te vleje per shume gjera,ne varesi se si do shikohet e interpretohet ngjarja, nga te gjitha palet.Per ata qe diskutojne meritokracine e emrit te viktimes si emer rruge,dua t'ju kujtoj qe Tirana eshte nje qytet ne zhvillim e ndryshim te perhershem.Kush e di historine e Tiranes dhe emertimeve te rrugeve te saj,e di shume mire, qe gjithecka eshte relative.Megjithate me pelqen shume ideja e babait te tij per te mbjell nje peme bliri.

    Përgjigju
  • Hoho: 06/01/2021 20:11

    Cfare kontributi kishte, apo cne.

    Përgjigju
  • life: 06/01/2021 19:26

    cfare kontriti ka dhene ky emer per tiranen,apo se theu orarin kunder koroavirusit dhe rrahu policin e shtetit

    Përgjigju
  • Lali: 06/01/2021 17:08

    Ne rradhe te pare ashtu si gjith shqiptatet kam keqardhje persa ndodhi. Lali Eri mire beri qe i dha emrin rruges me emrin e atij djaloshi, por do ishte mire qe nje rruge tjeter ti jepte emrin e atij djalit te shkrete qe e vrau tek plehrat e sharres, si dhe ti lidhte nje pension familjareve te tij.

    Përgjigju
  • Gimi: 06/01/2021 16:53

    Ska me turp, shteti te vret, shteti te nderon......

    Përgjigju
    • Tirona: 06/01/2021 18:26

      Nuk eshte turp, Ky emer i kesaj rruge duhet te jete gjithmone ne memorjen e secilit qe ligjet e shtetit nuk duhet te shkelen si dhe te zbatohen me perpikmeri regullat e dala prej tij ,shtetasit te zbatojne ligjet, ruajtesit e rendit te zbatojne rregulloren, qe ne te ardhmen mos te kemi raste te tjera me pasoja shume te renda per shoqerine...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?