Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin e tij te anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u bën thirrje që qytetarët të votojnë numrin pesë më 11 maj sepse kjo është rruga që Shqipëria më 2030 të bëhet anëtarja më të re e BE-së.
“VOTO 5. Ashtu siç e duam Shqipërinë në Europë pa dallim feje, krahine e ideje, ashtu duhet bashkuar vota më 11 maj tek kutia e PS, mu në mes të fletës së votimit, drejt, as majtas as djathtas, sepse aty është forca e duhur, në vendin dhe kohën e duhur, për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtaren më të re të BE-së”, shkroi Rama.
Komente
