Dua Lipa dhe Yuri Kim

FOTOLAJM/ Yuri Kim publikon foton me Dua Lipën: E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë

28 Nëntor 2022, 17:27| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 17:36

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka pozuar krah këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, Kim shkruan se e ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua ditën e djeshme mori pasaportën shqiptare.

Më tej ambasadorja nuk ka nguruar të shprehë dhe emocionet për koncertin i cili do të mbahet mbrëmjen e sotme nga Dua me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.

G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?