Në foton e mëposhtme Arjan Sala, tashmë 'Dëshmor i Atdheut', shihet duke vrapuar për të shkuar në vendin ku ka rënë zjarri në magazinën te qendra tregtare për të shpëtuar kolegët e tij.
32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, shihet tek vrapon për te magazina ku më pas u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.
Sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, firmosi vendimin për ta shpallur Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”.
Arjan Sala u nda nga jeta si pasojë e zjarrit të magazinës në qendrën tregtare "Casa Italia", zjarr i cili ra pasditen e së mërkurës.
Komento