FOTOLAJM/ Koleksioni i mjeteve historike franceze zbarkon në Shqipëri, Rama ndan fotot dhe njofton vazhdimin e turit spektakolar

25 Maj 2023, 10:40| Përditesimi: 25 Maj 2023, 11:51

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga parada e mjeteve të koleksionistëve francezë të mjeteve historike, të cilët kanë zbarkuar në Shqipëri.

Rama njoftoi përmes fotove, vazhdimin e turit përmes 9 shteteve ku së fundmi kanë parkuar edhe në Shqipëri.

Këto aktivitete sjellin kulturën e koleksionimit, të restaurimit dhe të ruajtjes së vlerave të mjeteve historike, të cilat sjellin festë, kërcime, interes nga çdo brez e moshë dhe duke krijuar një atmosferë të hareshme për qytetarët e vendit dhe turistët.

Të apasionuarit, kalimtarët, turistët e të gjithë kuriozët pas klasikes do të kenë mundësinë t’i shohin dhe të njihen më nga afër me historitë dhe pasionin e madh të koleksionuesve francezë.

“Koleksionistët francezë të mjeteve historike "Le Raid des Baroudeurs", në vazhdimin e turit përmes 9 shteteve parkuan plot hijeshi edhe në Shqipëri, ku do vijojnë të zbulojnë bukuri e peizazhe tek ne.5,800 KM, 21 ditë, 9 shtete”, ka shkruar kryeministri Rama në facebook.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ini: 25/05/2023 12:55

    Nje here ne jete te pakten duhet te shihen nga te gjithe ne

    Përgjigju
  • Blerim: 25/05/2023 12:55

    Super gje qe kemi mundesine ti shohim nga afer

    Përgjigju
  • tori: 25/05/2023 12:23

    spektakel

    Përgjigju
  • Greta: 25/05/2023 12:22

    Makina shume te bukura te cilat duhet te shihen nga te gjithe ne

    Përgjigju
  • Jona: 25/05/2023 12:21

    Koleksion fantastik qe ja vlen te shikohet nga te gjithe

    Përgjigju
  • Drilon: 25/05/2023 12:14

    Ne sot keto mjete kaq te bukura kemi mundesi ti shikojm nga afer????????

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/05/2023 11:58

    Po ate qe ka pas leshu grun me qera Blendi Gonxhen ku e keni

    Përgjigju
  • Sonila: 25/05/2023 11:47

    Te gjithe te apasionuarit e makinave duhet te shkojne te shikojne nga afer kete koleksion

    Përgjigju
  • Doni: 25/05/2023 11:47

    Me ardhjen e ketyre makinave terheqim me shume vemendjen e turisteve qe te vizitojne vendin tone

    Përgjigju
    • Gonxhe: 25/05/2023 12:29

      SKA NEVOJ TE VINE KTO MAKINA PER TE TERHEQUR VEMENDJE.... SE TURISTAT VINE VET PER TE PARE NJE QYTETRIM TE BOTES SE TRET KU ATRAKSIONI KRYSOR JANE AUTOKRACIA... DELIRI POLITIK.... DHE POPULLI I FARAONIT RAM I PARE I ALBANIS....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?