Alvin Berisha, Ilir Meta dhe Afrim Berisha

FOTOLAJM/Meta pret në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën me të atin! 12-vjeçari reflekton shëndet e lumturi

21 Korrik 2020, 15:44| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 15:47

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë ditën e sotme dy foto nga një takim që ai i cilëson si miq të veçantë, me 12-vjeçarin Alvin Berisha dhe babanë e tij, Afrimin.

" I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin", shkruan Meta .

Ajo që vihet re është se Alvini nuk njihet më, ku transformimi i tij në një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm është më se i dukshëm, duke lënë pas vuajtjet e së shkuarës.

Historia e Alvin Berishën preku zemrat e gjithë shqiptarëve por dhe italianëve, me vuajtjen e tij në kampin sirian ndërsa përpjekjet e të atit për ta rikthyer sërish në Itali, ku jetojnë prej vitesh, ishte në çështje që u ndoq me vëmendje nga mediat.

Alvini u çua në Siri nga e ëma që iu bashkua ISIS-it, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi dhe djaloshi 6-vjeç në atë kohë u plagos në këmbë duke mbetur i vetëm në një kamp prej 5 vitesh. Pas shpëtimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë dhe që nga bashkimi i tij me familjen më në fund është duke jetuar fëmijërinë e tij të paqtë dhe të lumtur.

Postimi i Presidentit Meta

Komento

Komente

  • A ka me turp?: 21/07/2020 16:34

    Hajduti ne seli te Presidences?

    Përgjigju
    • Joel: 21/07/2020 23:56

      I pacipë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?