Foto e shpërndarë nga Rama në rrjetet sociale

Politikë

FOTOLAJM/Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pasaportën e BE-së

23 Mars, 14:09| Përditesimi: 23 Mars, 14:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama vijon thirrjet për të votuar atë dhe PS-në në zgjedhjet e 11 majit duke e shoqëruar me posterin ditës së radhës, me numrin pesë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i drejtohet qytetarëve duke u thënë se vota do të shërbejë për të futur Shqipërinë në BE dhe për të marrë pasaportën e Bashkimit Evropian dhe nuk harron as një ‘thumb’ për PD-në duke marrë shkas nga takimi i djeshëm me të rinjtë e FRPD-së në Vlorë.

"VOTO 5! Je demokrat? Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me Edi Ramën dhe PS në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, e për të marrë pashaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur", shkruan Rama. 

Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?