Zv/ambasadori i OSBE në Teatër: Jam tifoz i kulturës shqiptare, shfaqja tepër prekëse

7 Gusht 2019, 23:12| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 11:10

  • Share

TIRANE-Zv.ambasadori i OSBE Robert Wilton ka qenë mbremjen e sotme i pranishëm në Teatrin Kombëtar, për të ndjekur shfaqjen. “Kanuni i gruas” vënë në skenë nga regjisorja Arlinda Morina. Në fund të performancës ai ka folur për mediet lidhur me mesazhin e kësaj loje të fortë skenike. Sipas tij ende sot, ka shumë për të bërë për të forcuar pozicionin e femrës në shoqëri. Në fund Wilton shprehu edhe përkrahjen e tij ndaj kulturës shqiptare dhe objekteve klasike të Tiranës.  

‘Kanuni i femrave’ ka qenë një shfaqje e mahnitshme për mua, shumë interesante, me një peshë shumë të fortë. Ruante rrënjë shumë të forta të kombit dhe trajtonte rolin e grave përsa i përket Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ka qenë diçka tepër kontroverse dhe prekëse. Madje edhe sot, në botën tonë moderne jemi duke u ballafaquar me mungesën e të drejtave të grave, me ngacmimet ndaj grave. Pra kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje”, ka thënë ai. 

Diplomati u shpreh se shfaqje kaq të forta i kishte hasur rrallë në teatrot shqiptare.  “Shfaqje shumë e thjeshtë, klasike. Pa ngarkesa në skenografi dhe fustanet e thjeshta, ngjyrat po ashtu. Këta elementë shumë të thjeshtë kanë krijuar diçka esenciale dhe shumë të fortë. Secili nga ne duhet të reflektojë rreth performancave të tilla, rolin e gruas në vetvete, për mënyrën se si shoqëria jonë trajton gratë”.

Diplomati  u shpreh se shkas i pranisë së tij në Teatri ishte njohja që ka me një prej aktoreve në skenë. “Përgjithësisht jam tifoz i kulturës së Shqipërisë, të shqiptarëve edhe për objektet klasikë e elegant të Tiranës. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe të shfaqja besimin tim në çështjet esenciale të barazisë gjinore”, u shpreh Wilton. Në javët e fundit është rikthyer debati i fortë për Teatrin Kombëtar, pasi një grup artistësh dhe PD-ja janë kundër ndërtimit të një godine të re mbi të vjetrën.

Zv.ambasadori i OSBE Robert Wilton

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?