Fotoreporteri tregon ‘sekretet’ si e shkrepi foton virale të Zelenskyt dhe Vuçiçit në Tiranë: Ja kush është më ‘pikantja’ (FOTOT)

1 Mars, 12:21| Përditesimi: 1 Mars, 12:26

  • Share

Një foto e presidentit Volodymyr Zelensky duke shikuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç u bë virale në rrjet nga samiti në Tiranë për Ukrainën. Fotoreporteri, Aramando Babani që arriti të shkrepte këtë foto, tregoi për Report Tv sekretet dhe çfarë nuk u pa nga syri i publikut nga ky samit.

“Çdo fotoreporter të njëjtën gjë do kërkonte. Serbia është i vetmi vend që është rreshtuar krah Rusisë, kështu që normalisht për një fotoreporter vëmendje do ishte tek ata dy persona. Është më se normale kur futesh të bësh një punë e di çfarë kërkon, e di ku përqendrohesh.

Ato që kam parë unë dhe ju si keni parë, unë i kam publikuar. Në një samit ku mund të jenë më qindra i objektivë kamerash dhe fotoreporterësh është e pamundur që të shpëtojë diçka pa u treguar”, thotë Babani.

Ndër fotot më të bukura veçon atë të Zelensky duke qeshur me Ramën.

“Fotoja më pikante mendoj që është momenti i pritjes kur Zelsnky bashkë me Ramën janë duke qeshur. Ajo është më pikantja e momentit se del pak nga protokolli zyrtar.

Kujtojmë që Serbia është i vetmi vend nga perëndimi që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke refuzuar të bashkohet me aleatët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?