Foto e publikuar nga Adriana Kalaja

FOTOT/ Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Rames e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme të lirohet Sali Berisha

5 Shtator, 16:11| Përditesimi: 5 Shtator, 16:29

  • Share

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar ne kokën e kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nënkupton vrasjen e tyre.

Në një postim te gjate ne Facebook, Kalaja shpreh zhgënjimin pse Sali Berisha nuk e caktoi atë Drejtuese Politike të Qarkut të Tiranës, por Belind Kelliçin, dhe nënvizon se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet është përmes përballjes, destabilizimit dhe “tritolit”, duke lënë të kuptohet nxitjen e dhunës së paprecedentë.

“E kam thënë që kur vura kandidaturën në primaret e zhvilluara në PD se: Tirana shpëtohet vetëm me TRITOL. Sot jam më e bindur se kurrë se jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria. Besoj se edhe një pjesë e mirë e Juaja që, dikur nuk u bashkuat me tezën time. Sa për ata që më sulmuan, nuk i'a vlen, të harxhoj kohën time të vyer. Koha më dha të drejtë. Ashtu si për shumë ide e veprime që kam ndërmarë.

Pyetja që unë shtroj është se: A shkohet në "luftë" pa Komandantin apo në fushatë zgjedhore pa Kryetarin e PD-së dhe Liderin e Opozitës? Kurrsesi JO. Madje, historia ka treguar se fitoren në një betejë e ka arritur ai që ka "vrarë" Komandantin e palës kundërshtare, ku ushtarët pas kësaj, kanë braktisur fushën e betejës. Për këtë arsye teoria e "tritolit" sot është zgjidhja e vetme.

Vetëm me përballje, destabilizim dhe "tritol":

1. Lirohet Prof. Dr. Sali Berisha.

2. Rrëzohet Mafia në pushtet.

3. Krijohen kushte për Qeverinë Teknike.

Vetëm kështu, shkohet drejt fitores.

PS: Filloni tani procedim penal për kanosjen e dy Drejtuesve të Grupit të Strukturuar Kriminal Rama – Veliaj”, thekson Adriana Kalaja.

Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja bën deklarata kërcënuese në rrjetet sociale, kryesisht ndaj kryeministrit Edi Rama. Në korrik, Kalaja përfundoi në polici nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

Postimi i Adriana Kalasë në rrjetet sociale

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2024 02:44

    Me fjale je e para,te shohim nese je e para dhe me vepra!

    Përgjigju
  • Tedi: 05/09/2024 20:31

    Kalaja ben thurrje antikushtetuese se e sheh qe drejtesia nuk funksionon fare. Shpresojme per zbatim ligji ? Meduket e larget dita . Ne njevend te BE kjo mostra do ishte ne burg ,se e ka bere rruge thirrjet per vrasje

    Përgjigju
  • Mario: 05/09/2024 19:45

    Perse nuk e arrestojne dhe denojne kur keto akte jane te denueshme me ligj?

    Përgjigju
  • PeDe: 05/09/2024 19:16

    Si ka mundësi të gjithë defiçentet i gjen në PD????

    Përgjigju
  • Totua: 05/09/2024 18:51

    E po kush flet kjo zhaba dil po ta mbajti breket flamur do ti bejne, fashiste e ndyre.

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/09/2024 18:30

    Ore a ka shtet Shqipria ? ? ? Kjo prostituta plak bēn thirje pēr Terror me Tritol thot kjo qelbēsir ku ēshtē shteti pse se arestoin. Shtet leshi.

    Përgjigju
    • @ZENUN: 05/09/2024 19:03

      @ZENUN. A ka shtet? Tè lutem, mos bèj naivin. JO, SHTET NUK KA,,,,TASH 35 VJET QÈ NUK KEMI SHTET. Pèr tè pasur SHTET,,,duhet tè kesh drejtèsi ligjore. Pèr tè pasur SHTET, duhet tè kesh institucione funksionale. Pèr tè pasur SHTET, duhet qè shqiptarèt nè politikè, ta duan vèndin dhe popullin e tyre, dhe tè jenè tè pèrkushtuar pèr ti çuar gjèrat pèrpara dhe jo vetèm pèr tè vjedhur dhe plaçkitur ç,tè mundin. Meqè kèto nuk i kemi,,,,na duhet tè durojmè pèrfaqèsueset e pèrmbajtjes sè tubacioneve tè ujrave tè zeza, tek bèjnè atè qè kanè bèrè gjithmonè,,,,TÈ NOTOJNÈ NÈ FEKALE.!!!

  • Llesh: 05/09/2024 16:42

    Adriana Kalaja eshte nje kriminele ordinere dhe asgje tjeter, po' te jetonte ne nje shtet qe ligjet funnksjonojne do ishte ne burg tè perjetshem

    Përgjigju
  • Niklaxhiu: 05/09/2024 16:40

    Nuk e di kjo ae ka bërë urinën?Kësaj i duhet të lahet e më pasë të vrasë.Ajo është xhinsservilësh në kohën e P.P.SH.Turp që P.D mbahet me kësisoj figurash pa mendere.Ka dhe më.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?