Dy këmbësor mbeten të plagosur, pasi u përplasen nga një motor. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në rrugën dytësore Rrilë-Shenkoll ne Lezhë, ndërsa të plagosur mbeten shtetasit Llesh dhe Mrika Përgjoka.
Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha jashtë rrezikut për jetën.
Dy këmbësoret ishin në anë të rrugës, kur u përplasen nga motori drejtësi i së cilit dyshohet të ketë humbur kontrollin nga shpejtësia me të cilën po lëvizte.
Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij asindeti nga i cili mbeten të plagosur 2 persona.