Kronikë

FOTOT / Aksioni kundër vjedhjes së ujit, Taks-Forcë ndërpret lidhjet e paligjshme

25 Mars 2018, 10:56| Përditesimi: 25 Mars 2018, 12:09

  • Share

Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm tashmë është shtrirë përgjatë gjithë linjave kryesore të transmetimit.
Grupe Taks-Force, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, po vijojnë aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Në jo pak raste, ekspertët e UKT kanë konstatuara ndërhyrje direkte në tubacionet kryesore duke sjellë edhe humbje të sasisë dhe të presionit në rrjet.
Pas përfundimit të periudhës së lënë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për lidhjen e kontratave të reja dhe të prishjes së lidhjeve të paligjshme, nga 1 marsi ka nisur edhe përgjegjësia ligjore për ata që do të kapen në shkelje nga grupet e Taks-Forcës.

( Aksioni i Taks - Forcë duke ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm )


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?