Hossam al-Masri po transmetonte sulmin e ushtrisë izraelite mbi spitalin Nasser në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, për agjencinë e lajmeve Reuters kur papritur videoja direkte u ndërpre. Bashkë me të humbën jetën edhe katër gazetarë të tjerë palestinezë: reporteri Moaz Abu Taha, fotoreporteri i Al Jazeera Mohammed Salama dhe gazetarja Mariam Abu Daqa, që bashkëpunonte me disa media, përfshirë Independent Arabic dhe Associated Press, dhe gazetari Ahmad Abu Aziz.
Emrat e tyre shtohen te lista e gjatë e më shumë se 244 gazetarëve dhe punonjësve të medias që kanë humbur jetën gjatë bombardimeve izraelite, duke u përpjekur t’i tregojnë botës atë që ndodh në një vend ku gazetarët ndërkombëtarë ende nuk lejohen të hyjnë.
Hossam al-Masri
“S'jemi të tronditur nga lajmi për vdekjen e bashkëpunëtorit tonë Hussam al-Masri dhe plagosjen e një tjetri, Hatem Khaled, në sulmet izraelite ndaj spitalit Nasser sot në Gaza”, tha Reuters në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare. “Po përpiqemi me urgjencë të marrim më shumë informacion dhe kemi kërkuar nga autoritetet e Gazës dhe të Izraelit të na ndihmojnë për të siguruar ndihmë mjekësore të menjëhershme për Hatem”, shtohej në deklaratë.
Gazetari Hossam al-Masri
Mohammed Salama
Al Jazeera konfirmoi se edhe gazetari i saj Mohammed Salama ishte mes viktimave të sulmit mbi spitalin Nasser.
Gazetari Mohammed Salama
Mariam Abu Daqa
Mariam Abu Daqa, 33 vjeçe, ishte një zë i fuqishëm në rrjetet sociale ku dokumentonte luftën përmes fotove, videove dhe intervistave. Ajo bashkëpunonte me disa media ndërkombëtare, mes tyre agjencia Associated Press. Abu Daqa kishte një djalë 12-vjeçar, i evakuuar nga Gaza në fillim të luftës. Shpesh raportonte nga spitali Nasser dhe së fundmi kishte treguar për vështirësitë e mjekëve në përpjekje për të shpëtuar fëmijët nga uria. “Po bëjmë gjithçka të mundur për të garantuar sigurinë e gazetarëve tanë në Gaza, të cilët vazhdojnë të sjellin dëshmi thelbësore në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe të rrezikshme”, tha Associated Press.
Gazetarja Mariam Abu Daqa
Moaz Abu Taha
Edhe gazetari Moaz Abu Taha u vra në sulm. Televizioni amerikan NBC sqaroi se ndryshe nga sa u raportua fillimisht, ai nuk punonte për këtë rrjet.
Gazetari Moaz Abu Taha
Ahmad Abu Aziz
Sipas agjencisë AFP, gazetari Ahmad Abu Aziz bashkëpunonte me media palestineze dhe ndërkombëtare.
Reagimi i sindikatës së gazetarëve palestinezë
Sindikatat e gazetarëve palestinezë dënuan ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si “një masakër të re të ushtrisë izraelite ndaj shtypit palestinez, që i shtohet dosjes së saj kriminale”.
Në këtë sulm, përveç katër gazetarëve të vrarë, u plagosën edhe disa të tjerë, mes tyre fotografi Hatem Omar (që punon për Reuters dhe media të tjera) dhe fotografi Jamal Badah i Palestine Today.
Në deklaratë theksohej: “Në një krim të ri që i shtohet historikut gjakatar të pushtimit izraelit, që tregon qartë synimin për të goditur zërin e lirë, kamerën dëshmitare dhe kalorësit e fjalës, ushtria e pushtimit kreu një masakër të tmerrshme kundër ekipeve gazetare palestineze, duke shkaktuar vrasjen e katër kolegëve që u qëlluan për vdekje teksa kryenin detyrën e tyre profesional për të mbuluar agresionin e vazhdueshëm kundër Rripit të Gazës.”/La Repubblica
Komente
