Kandidati humbës i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi, është kapur mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet.
Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale.
Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi për zgjedhjet vendore përballë Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe humbi me diferencën më të thellë në historinë e përballjeve elektorale midis dy kandidatëve, Belind Këlliçi zyrtarisht është ende i papunë dhe është e paqartë se me çfarë të ardhurash jeton apo se me çfarë i paguan pushimet në zona luksoze, me dreka e darka në restorantet e resortit dhe udhëtime me skaf.
Ish-kandidati demokrat ka qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave për jetën e tij të shtrenjtë që bën si i papunë, të cilat i reklamojnë edhe vetë familjarët në rrjetet sociale, siç janë ndjekjet e ndeshjeve të kombëtares në Gjermani në zonat më të shtrenjta të stadiumit, udhëtimet e ndryshme në vende të shtrenjta të Europës apo edhe xhiro me varka në Mesdhe.
Mos ja qani hallin Belindit per para pasi ka menduar e ema Zana e cila ka bere kerdine kur punonte ne Inspektoriatin Shteteror te Punes dhe ne cdo kontroll i kerkonte haptazi pronare te bizneseve para qe te mos i gjobiste. Pa le pastaj kur shkonte me sherbim jasht shtetit flinte ne nje dhome me drejtorin e saj.
PërgjigjuMbas ketyre pushimeve , Kerrici do te denoncoje parate e vjehrrit. Eshte ne fazen e mbeldhjes se dokumentave dhe te dorezimit ne SPAK. Ja ka marre doren.
PërgjigjuPo ku eshte luksi ketu o kellire gazetar?! Apo 20 mije lek te vjetra xhiro me gomone per ju zgjebet eshte luks kur behet fjale per opozitare.
PërgjigjuO Taip po ç'të duhet me hajdutët e politikës apo dhe ti je si ata
Pse çuditeni ju të Shqiptares, ai dhëndërr i Juaji eshte vjehrri tij shok i ngushtë me Skënderbeun dhe vjehrra pjesë e rilindjes. E tërheq dera e gruas qe jezojnë e defrehen nga paratë publike si komplet sekti rilindjes. E di qe sdo e publikoni por të paktën për budallenj sna bëni dot. Dhe e keni lënë atë Plehun pasdore nxirrni ndonjë prerje shiriti për punime imagjinare
PërgjigjuJu ka dhënë urdhër mortjemadhi që të barazoni ata që janë në pushtet e po na vjedhin e grabisin prej 12 vitesh me ata që janë prej 12 vitesh në opozitë. Pasuritë e këtij vendi i administron Këlliçi apo padroni juaj?
Fiks ! Ne nje poç pjerdhin te gjithe keta luftetaret e paepur te ketij populli !