Lulzim Basha vizitoi dje disa biznese në Tiranë, por me sa duket hyn vetëm në bizneset e ish drejtorëve të tij të dikurshëm në Bashkinë e Tiranës, të cilëve u qan hallet që kanë tani në opozitë.
Dje, zyra e Shtypit e PD njoftoi se kryetari i PD zhvilloi takime me biznesin në rrugën e Durrësit. Por, mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se njerëzit që kanë folur para kamerës me regji të Bashës janë anëtarë të PD-së dhe ish-vartës të kreut demokrat kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Siç e shihni edhe nga fotot, Basha u ndal dje në një dyqan veshjes me pakicë në rrugën e Durrësit, ku zhvilloi bashkëbisedim me dy gra. Pronarja e dyqanit rezulton se është bashkëshortja e kryetarit të degës Nr. 8 të PD-së, Pëllumb Seferi.
Ky i fundit, i cili ka disa foto me Bashën, ka qenë drejtor i çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë e Tiranës në kohën kur drejtohej nga PD. Në mungesë të mbështetjes së biznesit, Basha duket se ka gjetur zgjidhje t’u qajë hallet bizneseve të ish drejtorëve të tij.
Po kalamo mbete o i ngrati Lulush?U bone keq u bone legen
Përgjigju