Gjatë gjithë jetës së saj, Mbretëresha Elizabeth grumbulloi një koleksion bizhuterish, thesare të paçmueshme dhe dhurata nga liderët botërorë. Monarkja rrallëherë shihej pa diamante, perla apo gurë të çmuar.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar karficave të saj. Madhështia e saj shpesh zgjidhte karfica me kuptime të veçanta, që shpesh lidheshin me presonin që do takonte, vendin apo organizatën që do vizitonte. Bizhuteritë më mbresëlënëse ishin të rezervuara për raste të profilit të lartë si darkat shtetërore.
Mbretëresha rrallëherë shihej pa tre vargjet e perlave të dhuruara nga gjyshi i saj. Koleksioni Mbretëror mbahej nga Sovrani për pasardhësit e saj dhe kombin dhe nuk ishte në pronësi të Mbretëreshës. Megjithatë, ajo kishte koleksionin e saj më të vogël, të cilin dihet se ua huazonte anëtarëve të familjes mbretërore për raste zyrtare dhe vizita shtetërore.
Perlat ishin bizhuteritë e para 'serioze' të mbretëreshës. Kur gjyshi i saj George V festoi jubileun e tij të argjendtë në 1935, ai u dha të dy mbesave të tij gjerdan perla.
Gjerdani i saj i preferuar ishte versioni i saj me një fije perla. Ndërkohë, mbretëresha kishte gjithashtu një gamë të madhe gjerdanesh, duke përfshirë kompletet mahnitëse të dhuruara nga kurorëzimi i saj në 1953.
Një nga bizhutë e preferuara të familjes mbretërore ishte karfica me diamant Kensington Bow, një dhuratë martese nga banorët e Kensington për gjyshen Mbretëreshës në 1893, që në atë kohë kushtonte 450 £. Vlera e karficës sot ka shkuar rreth 40,000 £.