Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka mbyllur rrugëtimin e tij në ‘Dancin With the Stars’. Ai u eliminua nga gara një natë më parë, ndërsa nuk e shpëtuan dot as votat e publikut pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij.
Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”. Largimin nga kjo garë, Korreshi zgjidhi ta komentojë me humor.
“Nuk ka gjë fare incidenti, unë u mësova. Pardje na përzunë nga parlamenti, sot nga dancing. Ishalla na hap plaka shtëpinë, se mos na përzen edhe ajo. Kjo është më e keqja po të tjerat rregullohen”, tha Korreshi.
Por, deputetit demokrat fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pasi theu krahun gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit.
Rrogen e deoutetit ne parlament duhet ta justifikosh me pune se kur shkon per sherr dhe rremuj detyrimisht do te largohojn .Ne Dancin in the star duhet te kesh talent dhe te jesh i bukur dhe ty o Koresh te larguan se ngjan me majmun cirku kur kercen!
PërgjigjuShikoni cfar gomeresh ka parlamenti.
Përgjigju