FOTOT/ Drejt përfundimit rikonstruktimi i gjimnazit ‘Pjetër Budi’ në Mat, kushte më të mira për 300 nxënës e mësues

21 Mars, 13:56| Përditesimi: 21 Mars, 14:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook pamje të gjimnazit “Pjetër Budi” në Mat, që po rinkonstruktohet me standardet më të mira bashkëkohore për mbi 300 nxënës dhe mësues që do të studiojnë aty.

Rama thotë se me këtë objekt, përfundohet ndërtimi dhe rehabilitimin i 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë në veri të vendit, gjimnazi “Pjetër Budi” në Mat, i cili po rinkonstruktohet me standardet më të mira bashkëkohore për mbi 300 nxënës dhe mësues që do të studiojnë aty.

Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Rama.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?