Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur që të zhvillojnë në kryeqytet, një matje forcash në qarkun më të madh që nxjerr 37 mandate në zgjedhje.
PS dhe PD e zhvilluan njëkohësisht takimin, por ja audienca e tyre në Facebook. Kryesocialisti Edi Rama e ‘mund’ thellë Sali Berishën edhe me audiencën oline.
Gjatë kohës kur Rama dhe Berisha po flisnin njëkohësisht në takimet e tyre, Shqiptarja.com shkëputi këto foto nga profilet e tyre në Facebook.
Rama kishte plot 32 mijë ndjekës live, përkundrejt 1.7 mijë ndjekësve që ka Berisha.
Audienca në Facebook gjatë kohës që Rama mbante fjalimin
Audienca në Facebook gjatë kohës që Berisha mbante fjalimin
Audienca në Facebook-un e Ramës
Audienca në Facebook-un e Berishës
Komente
