VIP & Spektakël
Top 24

Fotot e dasmës më të përfolur në Itali, blogerja Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez i japin fund beqarisë

3 Shtator 2018, 09:59| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 12:04

  • Share

Revista prestigjioze Vogue ka botuar sot fotot ekskluzive të asaj që u konsiderua dasma më e shumëpritur në Itali, ajo e blogeres së modës Chiara Ferragni dhe këngëtarit Fedez.

Dasma u zhvillua në zemër të pallatit Nicolaci në Noto të Siçilisë, në një ndërtesë të shekullit të 19 ndërsa të ftuar ishin 160 persona. Ata konsiderohen ndryshe edhe si çifti i Instagramit dhe kjo ka bërë që prej së shtunës, kur edhe ceremonia u zhvillua e deri më tani të shkruhet e flitet gjerësisht për ta.

Momenti kur çifti i afrohet altarit

Në ditën e dasmës Chiara mbante veshur një fustan të bardhë të dizenjuar nga Dior, me detaje të stiluara sipas kërkesës së saj dhe një vello të gjatë e vendosur pas modelit të thjeshtë të flokëve. Nusen e shoqëroi deri në altar i ati, ndërsa e ëma qëndronte mes të ftuarve dhe mbante në krahë bebushin 5 muajsh të  çiftit, i kthyer edhe ai në beben më të famshëm të Instagram-it. Në momentin e betimit për dashuri të përjetshme si Chiara ashtu edhe Fedez janë përlotur.

Fustani i stiluar nga Dior

Të gjitha detajet e dasmës ishin kuruar në perfeksion nga projektuesi i njohur i dasmave Alessandra Grillo. 

1/2
/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?