Politikë

FOTOT/ Lirohen hapësirat publike te '21 Dhjetori' në Tiranë, Rama: Jo më tokë e xanun, 8 grupe në terren për të identifikuar zaptimet

9 Korrik, 14:21| Përditesimi: 9 Korrik, 16:32

  • Share

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë kanisur të japë rezultatet e para. Kryeministri Rama i cili ka qënë vetë në krye të këtij aksioni ka publikuar foto nga zona e 21-shit në kryeqytet e cila shkruan se tashmë nuk është më “Tok e xanun” por i është rikthyer qytetarëve.

Rama njofton se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të indentifikuar zaptimin e këtyre hapësirave kryesisht nga bizneset me karrige, tavvolina e çadra.

Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”,-shkruan Rama duke paralajmëruar një dizanj të ri për shërbimin në hapësirat publike.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jimi: 09/07/2025 17:09

    KETO ZAPTIME JANE BER3E NE SYTE E POLICISE BASHLIAKE..PSE NUK I NDALUAT ATEHERE KUR I ZUNE TROTUARET...NGA KRAHU TJETER TEK 21 DHJETORI ESHTE LOKALI I MADH QE KA ZENE KOMPLET TROTUARIN ME XHAMA BILES...PSE NUK E CMONTONI DHE ATE....KA ZENE KOMPLET TROTUARIN...ME 10 -TRA KARRIKE KA AI...

    Përgjigju
  • tironsi: 09/07/2025 15:20

    po ai lokali nga ana tjeter e kryqezimit qe ka hedhur beton ,,, ate pse se nxirni ne foto ,,,

    Përgjigju
  • Ira: 09/07/2025 14:37

    Kush i ka lejuar more te zene hapesiat publike???? KUSH? A po ndiqen edhe ata?

    Përgjigju
  • emigranti: 09/07/2025 14:33

    vetem kur denoncon R4m4 leviz shteti se perndryshe fle gjume kur denoncojne hallexhinjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?