Cardi B

VIP & Spektakël

Fotot e klipit të këngëtares Cardi B realizohen nga djaloshi shqiptar, ja cili është ai

7 Nëntor 2018, 05:55| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 06:51

  • Share

Reperja Cardi B është më e lakuar dhe më në zë e momentit dhe shumë kush ndoshta do të donte të punonte me të.

Mirëpo këtë fat e ka pasur fotografi shqiptar Albert Marashi, i cili ka arritur t’i krijoi setin fotografik yllit të muzikës pë promovimin e klipit të saj të fundit “Mi mami”.

Fotot e realizuara nga fotografi shqiptar janë publikuar edhe në Instagramin e Cardi B, që ndiqet nga mbi 35 milionë njerëz, dhe e shfaqin këngëtaren në një version tjetër disi më vajzëror dhe më të ëmbël.

Veçse për momentin kënga më e re e reperes është realizuar në bashkëpunim me reperin Al Alfa.

Po kush është fotografi Albert Marashit?

Përsa i përket Albert Marashit, ai është fotograf profesionist që prej më shumë se 10 vitesh punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe madje ka studion e tij fotografike në New York. Marashi ka realizuar disa bashkëpunime me marka të njohura si Ralph Luren apo edhe shërbime fotografike për revistën prestigjioze Forbes.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?